Emërtohet shkolla në lagjen e re me emrin

"1 Qershori "

Koncer FestivMe propozim të DAR-Kukës  dhe vendim të Këshillit Bashkiak nr 62 datë 27.10.2009 u bë emertimi i shkollës 9-vjeçare në lagjen e re. Hapja e kësaj  shkolle 1 vit më pare u bë e mundur në bashkëpunim me DAR-Kukës vitin e kaluar, në vazhdimësinë e programit për arsimin në Bashkinë Kukës për uljen e numrit të nxënësve në klasa. Kjo shkollë ka rreth 410 nxënës. Shkolla emertohet 1 Qershori. Me këtë rast nxënësit e shkollës kishin pergatitur një program artistik me kengë, valle e recitime. Të ftuar ishin Kryetari i Bashkise z.hasan Halilaj, Drejtori i DAR-Kukës z.Ibsen Elezi dhe të gjithë drejtorët e shkollave të qytetit. Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Bashkisë uroi nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle, dhe theksoi se Bashkia Kukës në bashkëpunim me DAR-Kukës ka projekte të sakta për ngritjen e infrastukturës arsimore në nivelet e duhura. Më pas për të pranishmit ishte shtruar një koktej.


Kthehu tek lajmet e tjera

Arkivi i lajmeve