Ndihma Ekonomike


Shërbimi i Ndihmës Ekonomike

Ndihmë ekonomike u jepet familjeve të shtetasve shqiptarë, të cilëve u mungojnë të ardhurat dhe mjetet e jetesës krejtësisht, ose i kanë ato të pamjaftueshme. Për përfitimin e ndihmës ekonomike kryetari i familjes duhet të dorëzojë pranë Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike këto dokumentat:

  • Deklaratën për gjendjen social – ekonomike të familjes, sipas mod.1, e cila plotësohet nga kryefamiljari, një herë në vit.
  • Deklaratën sipas mod.2, e cila plotësohet detyrimisht çdo muaj
    Çertifikatë familjare ku të shënohet familje e vjetër dhe për ndihmë ekonomike.
  • Çertifikatën e pronësisë të lëshuar nga Zyra e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
  • Aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (nëse kanë).
  • Vërtetim si banor i njësisë administrative, firmoset ne kadastër që nuk ka tokë.
  • Vërtetim si punë kërkues të papunë, për të gjithë anëtarët e familjes të aftë për punë. 
  • Vërtetim i periudhës së trajtimit me pagesë papunësie.
  • Librezat e punës të noterizuara.

Familjet e ardhura nga fshati dhe të rregjistruara në zyrën e gjiendjes civile të Bashkisë Kukës, pas datës 1 Gusht 1991, për përfitimin e ndihmës ekonomike, përveç dokumentave të mësipërm duhet të paraqesin:

  • Vërtetimin e nënshkruar nga kryetari i komunës, nga kryetari i fshatit dhe përgjegjësi i zyrës së kadastrës, ku të thuhet se këto familje nuk disponojnë tokë në pronësi, sipas vendimit të komisionit të ndarjes së tokës, meqenëse janë larguar nga vendbanimi, para datës 1 Gusht 1991, për arsye pune.
  • Kopjet e librezave të punës, të noterizuara, që vërtetojnë se pjesëtarë të të tyre kanë qenë të punësuar nga çasti i largimit nga vendbanimi në fshat.
  • Çertifikatën e pronësisë së tokës dhe kategorinë e saj, në rastet kur kanë përfituar tokë.
  • Dokument ku të vërtetohet se kanë përfituar ndihmë ekonomike në venbanimin e mëparshëm, brënda 30 ditëve nga momenti regjistrimit në vendbanimin e ri.

Familjet që pretendojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike për herë të parë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtoprisë së Ndihmës Ekonomike me datë 16 të çdo muaji.
Familjet përfituese duhet të paraqiten për të plotësuar deklaratën sipas mod.2, nga data 1 deri më datë 15 të çdo muaji, pranë administratorëve të ndihmës ekonomike të njësive administrative përkatëse.

Personat me aftësi të kufizuar

Për përfitimin e pagesës për paaftësinë e kufizuar, personat përfitues duhet paraqesin pranë inspektorit për të paaftit në Drejtorinë e Ndihmës Ekonomike këto dokumenta:

  • çertifikatë e gjendjes familjare;
  • çertifikatë personale me fotografi;
  • vendim i KMCAP-së, i cili verteton shkallën e paaftësisë së personit
    fletë – drejtimi për në KEMP, kur personi komisionohet për herë të parë;
  • epikriza përcjellëse sa herë rikomisionohet.

Kur personat me aftësi të kufizuar plotësojnë kushtin për të përfituar kujdestar, ky i fundit duhet të paraqesë në bashki këto dokumenta:

  • çertifikatë personale me fotografi të personit kujdestar;
  • deklaratë që kujdestari është i zgjedhur nga personi i paaftë ose familja;
  • raport mjeko – ligjor që verteton që kujdestari është i aftë fizikisht dhe mendërisht.

E drejta e përfitimit të aftësisë së kufizuar humbet për të gjithë ato persona të cilët hyjnë në mardhënie pune.

Invaliditeti i punës

Personat që pretendojnë të perfitojnë shtesën e pagesës si invalid pune duhet të paraqesin çdo vit  këto dokumenta:

  • kërkesë për trajtim;
  • çertifikatë personale me fotografi;
  • kopje e  dëshmisë së invaliditetit;
  • vërtetimi mjekësor i lëshuar nga KMCAP-i me vulen e njomë ku të jetë përcaktuar grupi i invaliditetit.

Të drejten e përfitimit të shtesës mujore e përfitojnë:

  • Të gjithë ata invalid pune që marrin aktualisht pension invaliditeti.
  • Të gjithë ata invalidë që janë deklaruar inavalidë të përhershëm.

Të verbërit

Për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë duhet të dorëzohën këto dokumente:

  • kërkesë për trajtim;
  • çertifikatë personale me fotografi;
  • vendim i KMCAP-së, i cili vërteton shkallën e paaftësisë së personit,
  • përqindjen e shikimit, nevojën për kujdestar;
  • kopje e noteruar të librezës së verbërisë të lëshuar nga shërbimi social shtetëror;
  • kopje e noteruar e librezës së punës kur ka qenë në mardhnëie pune me kooperativën bujqësore;
  • deklaratën noteriale mes të verbërit dhe kujdestarit si dhe adresën e kujdestarit;
  • çertifikatë familjare kur kujdestari është pjestar i familjes;
  • çertifikatë personale me fotografi të kujdestarit, kur ai është i zgjedhur jashtë familjes.

Të verbërit që ndjekin shkollat e mesme dhe të larta, duhet të paraqesin këto dokumente:

  • vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës i cili të përmbajë merin e përfituesit, llojin e arsimit që ndjek, si dhe vitin shkollor;
  • vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga përfituesi çdo tre muaj;
  • kopjen e noteruar të dëftesës shkollore të çdo viti për shkollën e mesme dhe të diplomës në mbarim të shkollës së lartë.

Si kujdestar i personit të verbër mund të jetë prindi i tij, një pjestar tjetër i familjes ose personi i zgjedhur nga i verbri, me kusht që kujdestari të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët

Për përfitimin e pagesës për paraplegjikët dhe tetraplegjikët duhet të dorëzohën këto dokumente:

  • kërkesë për trajtim;
  • çertifikatë personale me fotografi;
    një kopje e noteruar e librezës së invalidit Paraplegjik dhe tetraplegjik;
  • vendim i KMCAP-së, i cili vërteton shkallën e invaliditetit, nevojën për kujdestar, periudhën e përfitimit;
  • të deklarojë para administratorit përkatës emrin e kujdestarit, kur ai me vendim e përfiton kujdestarinë, duke paraqitur deklaratën noteriale të nënshkruar nga invalidi dhe kujdestari.