Mesazhet : 1
tek 4
Faqe : 1
Numri i mesazheve : 4
14/01/2012 at 10:50
mos e pyt hallin per ket qitet t'ri . makina te parkueme sipas qejfit ne mes te rruges , ne trotuar e kudo . une menoj se me u zgidhe problemi duhet me bo si me poshte :
- urgjentisht te gjej krietari SATA e 1 sat Fizarmonike per katunart per me ardhe shehri , se perndrishe vijn me kerra pa targa e dokumenta e parkojne neper krejt rrugt e qitetit .
- xhandarmaria komunale ti gjuje pa paralajmerim gjithkujt qe u prish gjumin pushtetareve me makina te vjetra ma shume se 10 vjecare.
- nrecni asfaltin mandej bejni vijat e bardha e behunni bura veni noi gjobe edhe shokve te krietarit qi parkojne neper kryqezime si ai te 6-katshi edhe para PTT .
16/11/2011 at 22:35
Sinjalistika e qytetit eshte pjese e planit urbanistik te qytetit. Nese nuk ka plan urbanistik atehere kjo do te ishte e kote!
Nuk kane se çfare te thone qytetaret para se ju te publikoni nje studim paraprak se si e mendoni ju planin e trafikut ne qytet per sot dhe per perspektiven.
Kjo eshte detyre e juaja ose e ndonje biznesi te specializuar per studime te tilla.
Tabela e vizime ka pas qe kur eshte ndertuar qyteti, por ato kane qene per nje kohe tjeter e sot kerkohet diçka tjeter.
Per kete nevojitet nje studim i detajuar (popullsia, nr i mjeteve, tipi i tyre, linjat urbane dhe nderurbane, intensiteti i qarkullimit, nr aksidenteve, pikat e rrezikshme etj). Me pas hartohet plani i trafikut, duke e analizuar me infrastrukturen ekzistuese e duke percaktuar ristrukturimin e saj dhe prioritetet, qe perkthehet ndryshe si para qe nevojiten per te rikonstruktuar rruget, kryqezimet, sheshet, trotuaret, sinjalistiken etj. Te gjithe kesaj i nevojieten dhe masa mbeshtetese si: sensibilizim, mesime te rregulave te trafikut, botime te ndryshme, mesime praktike ne terren dhe transmetim i tyre ne media, etj etj.
Ne kete fushe duhet te kerkoni patjeter ndihme te specializuar, sepse per hir te se vertetes Kukesi nuk e ka mundesine qe te beje vete nje plan te tille (jo per mungese deshire).
Suksese
16/11/2011 at 14:58
Rruget e gjera (radio kukesi -agjenesi-radio kukesi -komisarjat) te behen me dy kalime,te tjerat vetem me nje sense levizje ku ne krah te majt te kene vende per parkim, normalisht te paisura me tabela vertikale dhe horizontale mundesisht te jene cilesore ne menyre qe ti qendrojne kohes dhe vandaleve qe si qyteti nuk na mungojn,i kemi me bollek.
09/11/2011 at 11:23
Vendosja e sinjalistikes eshte nje proces i domosdoshme ne kete faze te zhvillimit te qytetit. Sinjalistika duhet te kombinohet ne funksion te vizibilitet qe ofron per perdoruesit e rrugeve te te gjitha kategorive. Kombinimi duhet te jete i tille qe te perfshije jo vetem ato horizontale dhe vertikale por edhe sinjalistiken e shtrire "ne trup te rruges". Gjithashtu ne kete faze duhet te nderhyhet edhe ne trotuaret e larta per t'ju dhene atyre pjerrsine e nevojshme ne te gjitha akset ku pritet rruga me levizjen e kembesoreve. Ne akset kryesore duhet te parashikohen te vendosen ramp-e plastike te cilat paralajmerojne dhe detyrojne uljen e shpejtesise. Mungesa e hapsirave per parking ne disa lagje dhe zona te banuara duhet te qoje ne detyrim te levizjen me nje drejtim (p.sh lagja 5 apo 6) edhe brenda pallateve. Rruga nga tabela e Kuqe deri tek stadiumi duhet te kthehet me nje sens levizje per specifikat qe mbart. (Trafiku rendohet dhe eshte shqetesim per studentet)
Vendosja e sinjalistikes duhet te shoqerohet me pjesen e vetdijesimit te publikut dhe perdoruesve te rruges duke perdorur mjetet e informimit dhe burimet njerzore te Bashkise.
Ajo qe duhet ti shtohet te gjithe ketij procesi eshte kombinimi i pergjegjshmerise se atyre qe bejne te mundur kontrollin e zbatimit te ligjit dhe rregullave (Policia rrugore apo edhe Policia Bashkiake) dhe NE, perdoruesit e rruges. Suksese.
Mesazhet : 1
tek 4
Faqe : 1
Numri i mesazheve : 4